Trepça – Besa Famgas, derbi i javës në hendboll

01 dhjetor 2023 | 15:28

Fituesja e Kupës së Kosovës, Trepça, takohet me kampionen dhe fituesen e Superkupës, Besa Famgasin, në kryendeshjen e xhiros së 12-të të Superligës së Kosovës në hendboll. Ndeshja zhvillohet të shtunën prej orës 17:00 në palestrën “Minatori” në Mitrovicë.

Trepça e Besa Famgas janë përballur në tri finalet e këtij viti. Besa i ka fituar dy, ndërsa Trepça një. Ndeshjen e parë të këtij edicioni, të luajtur në Pejë në kuadër të xhiros së pestë, e kishte fituar Besa me rezultat të ngushtë, 36:33. Pritet ndeshje e fortë dhe interesante në “Minatori”.

Besa Famgas është e dyta me 18 pikë, ndërsa Trepça e treta me 16 pikë. Të shtunën është edhe ndeshja Kastrioti-Deçani, që fillon në ora 19:00.

Të dielën janë ndeshjet Prishtina-Vëllaznimi (13:00) dhe Rahoveci-Vushtrria (18:00). Në Ligën e Parë të hendbollistëve është java e nëntë. Katër ndeshje janë të shtunën: Samadrexha-Vjosa (16:00), Istogu-Llapi (12:00), Prizreni-Dukagjini (19:30), Lepenci-Drita (20:00). Të dielën prej orës 16:00 në Shtime takohen Ulpiana e Drenica në ndeshjen e fundit të xhiros.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nazim Saiti shpall te pavlefshme deftesat dhe dipllomen e Sh.M.E…