Trepça e mposht Sigal Prishtinën, e fiton Kupën e Kosovës

17 shkurt 2024 | 21:08

Skuadra e KB Trepçës ka fituar finalen e madhe të Kupës së Kosovës ndaj Sigal Prishtinës në ndeshjen e zhvilluar në “Shani Nushi” në Gjakovë.

Ekipi nga Mitrovica shënoi fitore me rezultatin 71 me 69, në një ndeshje spektakolare.

Basketbollisti më i mirë për Trepçën ishte Drilon Hajrizi, me 19 pikë, pesë kërcime dhe pesë asistime.

Te Prishtina më i miri në fushë ishte basketbollisti amerikan (i sapo ardhuri) Diamond Stone, me 21 pikë, dy kërcime dhe një asist.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i bashkisë së Otavës Mark Sutcliffe ka shpallur nga…