Trepça kualifikohet në gjysmëfinale

10 prill 2023 | 10:41

Trepça shënoi fitore bindëse ndaj Bashkimit, duke u kualifikuar në gjysmëfinale të “play-off”-it, ku do të përballen me Sigal Prishtinën.

Mitrovicasit ishin dominues ndaj prizrenasve për të triumfuar 79:96 (6:34, 26:20, 18:21, 29:21).

‘Xehetarët’ e filluan furishëm me një seri rekorde deri më tani 0:26, ku prizrenasit pikën e parë e realizuan pas

7:24 minutave lojë, ndërsa çereku i parë përfundon 6:34. Lojë më e barabartë u zhvillua në periudhën e dytë, ndërsa pjesa e parë përfundoi 32:54.

Në pjesën e dytë nuk kishte shumë histori, me mitrovicasit që nuk rrezikuan fitoren dhe triumfuan bindshëm 79:96, për të depërtuar në gjysmëfinale.

Te prizrenasit u dalluan Daniel Lekndreaj me 24 pikë e nëntë kërcime dhe Dajuan Graf me 17 pikë e nëntë kërcime, kurse te mitrovicasit u dalluan Andrew Gordon me 21 pikë e 11 kërcime dhe Kendrick Brown me 22 pikë e pesë kërcime.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në emisionin e Top Albania Radio nga shtëpia e Big…