Trepça lufton, por nuk arrin kualifikimin

27 shtator 2022 | 23:03

Trepça ka pësuar humbje nga Gottingen me rezultat 76:62 (29:13, 16:9, 15:26, 16:14), në çerekfinale të kualifikimeve për FIBA Europe Cup.

Skuadra gjermane e nisi ndeshjen më mirë, me një epërsi prej 14:6, e më pas e ngritën këtë epërsi në 29:13, sa përfundoi çereku i parë i ndeshjes. Gjermanët vazhduan me lojë të mirë edhe në periodën e dytë, për të ngritur epërsinë edhe më shumë, për të shkuar në pushim me shifrat 45:22.

Mitrovicasit e filluan furishëm periodën e tretë dhe të përkrahur nga tifozët vendas ngushtuan shifrat në në 51:41 dhe më pas zhvillohet lojë e barabartë, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 60:48.

‘Xehetarët’ u përpjekën deri në fund, ku ngushtuan shifrat në 69:62, megjithatë, nuk ia arritën qëllimit, duke pësuar humbje 76:62. Te ‘Minatorët’ u dalluan Adam Grant me 17 pikë dhe Drilon Hajrizi me 12.

Gottingen në gjysmëfinale do të përballet me Sportingun e Lisbonës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja zhgënjen sërish, duke e mbyllur në barazim 1-1 aventurën…