Tri ndeshje interesante në Superligë, derbi Llapi-Drita

07 prill 2024 | 11:12

Tri ndeshje tejet interesante do të zhvillohen të dielën në kuadër të javës së 28-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Derbi do të zhvillohet në mes të Llapit dhe Dritës.

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina, renditet në vendin e parë me 54 pikë, ndërsa skuadra gjilanase është në pzitën e tretë me 51 pikë të grumbulluara.

Kampioni në fuqi, Ballkani do të jetë nikoqire e Lirisë, e cila me gabimin e Llapit do ta merrte përsëri pozitën e liderit.

Ekipi nga Suhareka i ka grumbulluar 53 pikë dhe renditet në vendin e dytë, derisa skuadra prizrenase është e fundit në tabelë me 10 pikë.

Një ndeshje tjetër interesante është edhe ajo mes Feronikelit 74 dhe Prishtinës.

Nikli i drejtuar nga Shefki Kuqi,po lufton për mbijetesë dhe renditet në vendin e tetë me 29 pikë, kurse bardhekaltërit ndodhen në vendin e pestë me 39 pikë.

Të tri ndeshjet nisin nga ora 15:00

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cole Brings Plenty, aktori i serialit amerikan “1923” i cili…