Tridhjetë punëtorë ngecin në një minierë në Gjermani

08 nëntor 2019 | 13:56

Tridhjetë  punëtorë janë bllokuar si pasojë e një shpërthimi në një minierë në Gjermani, ku raportohet se disa prej tyre edhe janë plagosur.

Punëtorët ngecën 700 metra nën tokë në zonën e Tojts Shentalit.

Zjarrfiksit dhe punonjësit e emergjencave bashkërenduan përpjekjet për t’i nxjerrë të mbijetuarit nëpërmjet tunelit të minierës.

Për fat të mirë, të gjithë u nxorën në kohë dhe të plagosurit janë duke marrë tretmanin mjekësor, teksa raportohet se vetë një prej tyre është në gjendje të rëndë./TCh

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Clippersat mposhtin 107-101 Portlandin, duke u ngjitur në vendin e…