Triumf minimal i Cityt ndaj Brentfordit

20 shkurt 2024 | 22:35

Manchester City fitoi minimalisht 1-0 ndaj Brentford në kampionat, duke shkuar kështu në kuotën e 56 pikëve në vendin e dytë, një pikë më pak se Liverpool që kryeson Premier League.

Kampionët e Anglisë dominuan totalisht në pjesën e parë, duke ushtruar presion kontant dhe duke iu afruar disa herë golit. Gjithsesi, portieri i mysafirëve, Mark Flekken tregoi reflekset e tij, me disa pritje fantastike. Fraksioni i dytë filloi aty ku mbaruan 45 minutat e para. Citizens u vendosën në kërkim të golit të avantazhit, sakaq ekipi i Frank u mobilizua përpara porte sërish.

City kaloi në avantazh në minutën e 70-të falë Haaland, i cili realizoi pas një asisti të Alvarez. Norvegjezi Haaland shton edhe Brentford në listën e “viktimave”, teksa tashmë ai ka shënuar gol ndaj çdo skuadre në Premier League në të cilën është përballur. Kampionati anglez luan edhe nesër ndeshjen mes Liverpool dhe Luton, takim ky që fillon në orën 20.30.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, të martën ka dalë…