‘Tronditet’ FC Vushtrria, kryetari jap dorëheqje

20 qershor 2019 | 14:20

Skuadra e Vushtrrisë u rikthye në elitën e futbollit të Kosovës, por ky klub sot (e enjte) mori një lajm aspak të mirë. Njëri nga më meritoret për suksesin në Ligën e Parë, Naser Imeri ka dhënë dorëheqje nga detyra e kryetarit të klubit.

Imeri ka bërë me dije se një nga arsyet e këtij largimi është financat, pasi në tri vite është investuar shumë dhe se kompania ‘Ariani Company’ e ka të pamundur të mbulojë shpenzimet për Superligë.

“Arsye tjetër ka të bëj me aspektin financiar ku ne si kompani konsiderojmë se kemi investuar shumë këto vite të udhëheqjes sa kemi qëndruar në ligën e parë. Dhe fakti që tashmë jemi pjesë e Superligës gjatë analizave të shumta kemi ardhur në përfundim se ne si kryesi aktuale dhe kompania jonë të vetëm, e kemi të pamundur t’i mbulojmë shpenzimet minimale për të krijuar një ekip konkurrues që të mbijetoj në Superligë”, ka thënë Imeri.

Posti mi i plotë i Naser Imerit

Kam vendosur të largohem nga pozita e kryetarit të klubit FC Vushtrria, e pranoj se ka qene një vendim shumë i vështir për mua, sepse të udhëheqësh një klub me traditë siç është Vushtrria një klub plotë legjenda, ku i gjithë qyteti jeton për të, ka qene një privilegj dhe krenari e madhe për mua. Për afro tri vite të udhëheqjes në klub, konsideroj se ka ardhur koha që të liroj rrugë për disa arsye, e para është koha dhe energjia e madhe në të cilën ne si familje kemi qene të angazhuar në klub, ku jemi ballafaquar me sfida aspak të lehta dhe momente të jashtëzakonshme, por për asnjë moment nuk jemi ndal dhe kemi vazhduar deri në synimin të cilin ja kemi vendos si qëllim vetes: inkuadrimin në Superligen e Kosovës, synim të cilin ja kemi arrit së bashku me kryesinë e klubit, drejtorin ekzekutiv Arian Imeri, trajnerin Samuel Nikaj, lojtarët, tifozët etj etj, të cilët shfrytëzoj rastin t’i Falënderoj publikisht.
Dhe arsye tjetër ka të bëj me aspektin financiar ku ne si kompani konsiderojmë se kemi investuar shumë këto vite të udhëheqjes sa kemi qëndruar në ligën e parë. Dhe fakti që tashmë jemi pjesë e Superligës gjatë analizave të shumta kemi ardhur në përfundim se ne si kryesi aktuale dhe kompania jonë të vetëm, e kemi të pamundur t’i mbulojmë shpenzimet minimale për të krijuar një ekip konkurrues që të mbijetoj në Superligë.
Prandaj ka ardhur koha për një mobilizim të ri, për një udhëheqje të re e cila zotohet se do ta krijon një grup homogjen për ti përmbushur objektivat për një ekip konkurrues në Superligë, sepse ky qytet e meriton Superligën, tifozët tanë meritojnë më shumë.
Për fund desha të shtoj se përkundër lajmit të keq për mos votimin e ligjit për sponzorizim nga Parlamenti i Kosovës, ne si ‘Ariani Company’ zotohemi se kushdo që të vjen në udhëheqje të klubit do të vazhdojmë të përkrahim financiarisht se bashku me kompanitë tjera.

/Epoka e re/

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Real Madridi synon të përforcojë edhe më shumë ekipin për…