Tropoja e harruar nga Qeveria e Shqipërisë dhe e Kosovës (Foto)

21 tetor 2018 | 14:44

Fshati Viçidol i Tropojës i cili shtrihet në Malësi të Gjakovës, tani pothuajse është braktisur i tëri.

Në këtë fshat është shtëpia e ish-presidentit shqiptar, Sali Berisha. Gjatë viteve të luftës së Kosovës, aty kishte banorë dhe shtëpia e vjetër e Berishëve ishte strehë e armatimit të luftës.

Edhe në atë kohë ajo shtëpi ishte e pabanuar, por tani është rinovuar dhe është ktheyer në një shtëpi ku vizitorët edhe pse të paktë në numër e vizitojnë atë.

Gjatë kohës së luftës së UÇK-së, kjo shtëpi ishte strehë dhe pikënisje si dhe bazë e UÇK-së. Nga aty niseshin ushtarët e UÇK-së, të ngarkuar me armatim për në vijat e frontit në Kosovë.

Siç dihet fatkeqësisht,  Tropoja për çdo ditë është duke u boshatisur nga banorët e saj. Ata po ikin në qytetin e Bajram Currit, por dhe në Tiranë.

Edhe pse infrastruktura rrugore nuk është e keqe,  megjithatë objektet e banimit janë jashtë çdo logjike të shëndoshë. Arsyeja e vetme e shpërnguljeve të qytetarëve të Tropojës është anashkalimi i qeverive të njëpasnjëshme për të investuar në Tropojë.

Kështu është shprehur Meles Çelia 30-vjeçar nga Tropoja i cili çdo ditë numëron njerëzit që po ikin nga Tropoja.

Tropojani Çelia i cili ishte i mitur gjatë kohës së luftës, megjithatë ai e mbanë mend mirë luftën, refugjatët, dhe ushtarët e UÇK-së, të cilët nga Tropoja e fshatrat e saj armatoseshin dhe merrnin rrugën për Kosovë.

Çelia, është i pakënaqur edhe me kosovarët të cilët gjatë viteve 1998/99, Tropojën e vjetër e kishin bazën dhe shtëpinë e tyre, dhe që tani e kanë harruar. Ai ka një kërkesë, që kosovarët ta vizitojnë Tropojën, Viçidolin, Hoxhajt, shkollën në Tropojë aty ku flinin numër i madh i njerëzve që pritnin të armatoseshin dhe të shkonin në luftë, dhe më këto vizita ta ngjallin jetën në qytetin e tij.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, do të mungojë për tri…