Messi mungon tre javë, nuk luan në “El Clasico”

21 tetor 2018 | 14:42

Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, do të mungojë për tri javë pas lëndimit që pësoi në kraharor në fitoren e skuadrës së tij ndaj Sevillës të shtunën. Argjentinasi la fushën qysh në pjesën e parë pasi kishte rënë keq në fushë, pas përplasjes në ajër me Franco Vazquezin.

Messi u largua në minutën e 26-të, ndërsa deri në ato momente ndihmoi me një gol dhe asistimi. Messi la fushën në kohën kur rezultati ishte 2 me 0, ndërsa në fund Barça fitoi 4 me 2.

Pas takimit Barcelona konfirmoi “thyerjen e kockave radiale në krahun e djathtë”. Tani ai pritet të mungojë në Ligën e Kampionëve ndaj Interit në mesjavë dhe në “El Clasico” ndaj Realit të dielën e ardhshme.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Muzeu Historik dhe Etnografik i Krujës, ka publikuar një video…