Troshupa transferohet në Poloni

05 gusht 2020 | 18:16

Portieri Deniz Troshupa është larguar nga Feronikeli. Portieri, që ka edhe nënshtetësi të Polonisë, është kthyer në Poloni, ku ka nënshkruar kontratë me klubin e Stomil Olsztyn.

Troshupa e ka bërë të ditur lajmin përmes një postimi në “Facebook”. Ai ka nënshkruar kontratë me klubin polak dhe është prezantuar nga zyrtarët e Stomil Olsztyn në ambientet e klubit. Kjo skuadër aktualisht garon në kategorinë e dytë të futbollit polak.

Në edicionin e kaluar Troshupa bëri vetëm 13 paraqitje në portën e skuadrës nga Drenasi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Shëndetësisë  Uran Ismaili nga PDK-ja, ka kritikuar dy…