Trump: E di mirë si është Kim Jong-Un, i dëshiroj shërim

28 prill 2020 | 10:18

Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se ka pasqyrën e qartë të gjendjes shëndetësore të liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-Un, por se aktualisht nuk mund të flasë për këtë, raporton CNN.

“Po, e kam një pasqyrë të qartë, por nuk mund tani të flas për këtë. I uroj shërim të shpejtë dhe gjitha të mirat”, ka deklaruar Trump para gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, derisa është pyetur që ta komentoj gjendjen shëndetësore të liderit verikorean, transmeton Telegrafi.

“Do të shohim, sigurisht se do të dëgjoni diçka për këtë në një të ardhme të afërt”, ka shtuar presidenti amerikan.

Kujtojmë që javën e kaluar CNN pati raportuar se inteligjenca amerikane ka informacione se Kim është në prag të vdekjes pas ndërhyrjes kirurgjikale që e pati për shkak të problemeve me zemër dhe mbipeshën.

Prej asaj kohe kanë qarkulluar teori të ndryshme për Kim Jong-Un, i cili ka nxitur edhe ma shumë dyshime pasi nuk është shfaqur në publik që nga 11 prilli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjasat janë që edhe pasi pandemia të marrë fund, nuk…