Trump fton votuesit e Sandersit t’i bashkohen republikanëve

09 prill 01:46

Bernie Sanders është jashtë loje!. Ndjekësit i tij tani duhet të vijnë në partinë republikane, ishte deklarata e presidentit amerikan Donald Trump, duke akuzuar Partinë Demokratike se ka eliminuar kandidatin socialist.

“Sanders është jashtë falë Elizabeth Warren. Nëse nuk do të ishte për të, Bernie do të fitonte pothuajse çdo shtet! Përfundoi ashtu siç dëshironte partia Demokratike”, theksoi Trump.

Lamtumira e Sanders me fushatën zgjedhore në fakt është përparim për nominimin presidencial e kandidatit Joe Biden i cili në sondazhet e 3 nëntorit do të sfidojë presidentin aktual Donald Trump.

Kështu përfundon aventura e dytë e Senatorit Demokrat Socialist, i cili tashmë në vitin 2016 kishte provuar të pushtonte Shtëpinë e Bardhë, por, megjithë një fushatë zgjedhore emocionuese, ai u detyrua t’i jepte vendin Hillary Clinton./media.al

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Grupit të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë në…