Trump: Putini po sprapset paksa në luftën e Ukrainës, ka mundur të jetë shumë më i ashpër
20 nëntor 2026
| 08:09
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha para gazetarëve të hënën se ai mendon që homologu i tij rus, Vladimir Putin, “është duke u sprapsur” në luftën e Ukrainës.
“Putini është duke u sprapsur paksa sa i përket Ukrainës. Ka mundur të jetë shumë më i ashpër, sinqerisht” – tha kreu i Shtëpisë së Bardhë, raporton gazeta “The Independent”.
Komenti i tij vjen vetëm një muaj pasi Zyra për të Drejtat e Njeriut e Kombeve të Bashkuara vërtetoi se më shumë se 15 mijë civilë ishin vrarë ose lënduar në Ukrainë gjatë tetë muajve të parë të këtij viti.
Kjo zyrë vlerësoi se mesatarisht mbi 400 civilë ishin vrarë ose lënduar për çdo javë – 55 për qind më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit 2025.



