Trump s’do të takohet me Kimin në kufirin mes dy Koreve

09 maj 2018 | 21:09

Presidenti amerikan, Donald Trump theksoi të hënën se samiti i tij i shumë pritur me kreun koreanoverior, Kim Jon Un nuk do të zhvillohet në Zonën e Demilitarizuar (DMZ) në kufirin mes dy Koreve.

Duke garantuar se data dhe vendi i këtij takimi do të shpallet brenda tre ditëve, Trump rikonfirmoi se DMZ-ja nuk është marrë parasysh.

Vendi tjetër i mundshëm i përmendur në të kaluarën nga Donald Trump është Singapori, përcjell Atsh.

Sipas të përditshmes koreanojugore “Chosun Ilbo”, që citon burime diplomatike, takimi pritet të zhvillohet në mes të qershorit në Singapor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, ka…