Trumpi dhe Bideni përfshihen në sulme verbale

12 qershor 2019 | 11:13

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump dhe kundërshtari i tij kryesor për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, demokrati Joe Biden, kanë shkëmbyer sulme verbale, pasi që të dy vizituan shtetin e Iowa-s.

Para se të nisej nga Shtëpia e Bardhë për në Iowa, presidenti Trump e quajti ish-zëvendëspresidentin Biden, një njeri “të dobët mentalisht”.

Trumpi është tallur me dështimet e kaluara në garat presidenciale të 76- vjeçarit, Joe Biden.

Trumpi ka thënë se Bideni “duket ndryshe nga ai, vepron ndryshe dhe është më i ngadalshëm”.

Në anën tjetër, gjatë një fjalimi në qytetin Ottumva, Biden ka thënë se presidenti Trump është “një rrezik ekzistencial për Amerikën”.

Bideni ka thënë se Trumpi ka premtuar se do të mbrojë punëtorët dhe fermerët, por në vend të kësaj i ka bërë ata “këmbësorë” në luftërat e tarifave me vende si Kina dhe Meksika.

“Ai mendon se është i ashpër. Epo, është e lehtë të jesh i ashpër kur dikush tjetër ndjen dhimbjen”, ka thënë Biden.

Donald Trump pothuajse me siguri do të jetë kandidati republikan për zgjedhjet presidenciale të vitit 2020.

Ndërsa Bideni kryeson në sondazhe, por përballet me dhjeta kundërshtarë demokratë për emërimin e partisë, e cila do të vendoset përmes një sërë zgjedhjesh të brendshme.

Ai ka qenë për gjashtë mandate senator, ka shërbyer si zëvendës i presidentit Barak Obama për dy mandate dhe ka kandiduar dy herë për president në vitin 1988 dhe 2008, mirëpo nuk ka pasur sukses.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar kërkesën për dorëheqje…