Trumpi do të sfidohet edhe nga republikanët në zgjedhjet presidenciale

16 prill 2019 | 11:24

Presidenti i Shteteve të Bashkuara (ShBA), Donald Trump, do të përballet me sfida brenda Partisë së tij Republikane, përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm.

Ish-guvernatori i Masaçusets, Bill Weld, ka shpallur kandidaturën e tij për president të ShBA-së, duke u bërë republikani i parë që do ta sfidojë Trumpin në vitin 2020.

“Unë vërtet mendoj se nëse edhe gjashtë vjet kemi gjëra të njëjta nga Shtëpia e Bardhë, të tilla si në dy vjetët e fundit, do të ishte tragjedi politike”, ka thënë Weld për “CNN”-in.

Por, udhëheqësit e Partisë Republikane e kanë hedhur menjëherë poshtë fushatën e tij.

“Çdo përpjekje për të sfiduar nominimin e presidentit është e prirë të mos çojë askund”, është thënë në deklaratën e Komitetit Kombëtar Republikan.

Sipas sondazhit më të fundit të kompanisë amerikane “Gallup”, 89 për qind e votuesve republikanë e mbështesin presidentin Trump.

Nga Partia Demokratike, disa zyrtarë kanë shpallur tashmë kandidaturën për president.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Agjencia e shëndetësisë e Kombeve të Bashkuara tha se luftimet…