Trumpi e quan historike marrëveshjen për linjën ajrore Prishtinë-Beograd

21 janar 2020 | 10:26

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka reaguar pas arritjes së marrëveshjes për linjën në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Trumpi në llogarinë e vet në  “Twitter” këtë marrëveshje e ka konsideruar historike.

 

 

“Të gjithë thanë se nuk mund të bëhet. Por, për herë të parë në një gjeneratë, do të ketë fluturime direkte mes Serbisë dhe Kosovës”.

“Një tjetër fitore. Faleminderit ambasadorit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, Robert O’Brien, si dhe ambasadorit Richard Grenell”, ka shkruar Trumpi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti Hashim Thaçi ka postuar një fotografi në llogarinë e…