Trumpi e shkarkon sekretarin Tillerson, në vend të tij emëron shefin e CIA-s

13 mars 2018 | 14:50

Presidenti amerikan, Donald Trump, e ka shkarkuar nga posti i kryediplomatit Rex Tillersonin, duke e zëvendësuar atë me drejtorin aktual të CIA-s, Mike Pompeo.

Lajmin për shkarkimin e Tillersonit është bërë me dije nga kreu i Shtëpisë së Bardhë.

Trump përmes rrjetit social në “Twitter” ka falënderuar Tillersonin për shërbimin e deritanishëm.

Ai ka shprehur besimin se sekretari i ri i Shtetit, Pompeo do të bëjë një punë fantasy ike.

“Jam krenar të nominoj drejtorin e Agjencisë Qendrore të Inteligjencës, Mike Pompeo, në postin e Sekretarit tonë të Shtetit. Mike ka shërbyer me devotshmëri në ushtrinë amerikane, ka mbaruar studimet e larta me nderime në Harvard dhe shërbeu në Dhomën e Përfaqësuesve me një rekord të provuar të punës së tij. Si drejtor i CIA-s, Mike ka marrë lavdërime nga anëtarë të të dyja partive, duke forcuar grumbullimin e të dhënave të shërbimeve sekrete, duke modernizuar aftësitë tona mbrojtëse dhe sulmuese, e duke ndërtuar lidhje të afërta me miqtë e aleatët tanë në komunitetin ndërkombëtar të shërbimeve sekrete. Eksperienca e tij në ushtri, Kongres dhe si kreu i CIA-s e ka trajnuar mjaftueshëm mirë për të marrë rolin e tij të ri, ndaj kërkoj konfirmimin e tij të shpejtë”, është thënë në letrën e presidenti Trump.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi dhe ministri i…