Trumpi: Facebook-u, ‘armik i njerëzve’

12 mars 2024 | 15:19

Ish-presidenti amerikan Donald Trump ka ndryshuar qëndrimin për platformën e mediave sociale “TikTok” dhe ka argumentuar se një ndalim do të forconte “Facebook”-un e “Meta”-s, të cilin e ka quajtur “armik të njerëzve”.

“TikTok” është në pronësi të gjigantit kinez të teknologjisë “ByteDance” dhe rregullatorët kanë frikë se mund të detyrohet nga qeveria e Kinës të ndajë të dhënat private të përdoruesve.

Në vitin 2020, administrata Trump është përpjekur të hiqte “TikTok”-un nga “App Stores” në ShBA pasi kishte shqetësime për të dhënat e përdoruesve.

Trumpi i ka dhënë “ByteDance” një urdhër zyrtar për të shitur aksionet e tij ose do të përballej me kufizime, gjë që në fund nuk ka ndodhur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Celta Vigo e ka shkarkuar Rafael Benitez nga pozita e…