Celta Vigo shkarkon Benitezin  

12 mars 2024 | 15:13

Celta Vigo e ka shkarkuar Rafael Benitez nga pozita e trajnerit. Lajmin e ka bërë të ditur vet klubi spanjoll në rrjetet e tyre sociale, duke e falënderuar Benitezin për kontributin e dhënë.

Humbja 4-0 nga Real Madridi ishte vendimtare në marrjen e këtij vendimi nga Celta Vigo.

Trajneri spanjoll kishte kontratë tre vjeçare me Celtan por që nuk arriti ta qoj deri në fund. Rreth 9 milionë euro pritet t’i kushtoi Celtas largimi i Benitezit. Claudio Giraldez, trajneri i Celta Fortuna, është kandidati kryesor për të zëvendësuar Benitezin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cillian Murphy festoi një nga shtatë çmimet e Oscar për…