Trumpi: Irani do të ketë probleme më të mëdha nëse rinisë programin bërthamor

24 prill 2018 | 18:09

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), Donald Trump, ka paralajmëruar se Irani do të ketë “probleme më të mëdha sesa ka pasur më herët”, nëse rinisë programin bërthamor.

Duke folur në Shtëpinë e Bardhë gjatë takimit me presidentin francez, Emmanuel Macron, Trumpi ka thënë se marrëveshja bërthamore e arritur më 2015, ndërmjet Iranit dhe gjashtë fuqive botërore është “e çmendur”.

Ai ka thënë se marrëveshja nuk bën asgjë për të penguar programin e raketave balistike të Teheranit dhe mbështetjen që Irani u ofron grupeve militante përgjatë Lindjes së Mesme.

“Pavarësisht se ku shkoni në Lindjen e Mesme, duket se Irani qëndron prapa çdo problemi që ekziston atje”, ka thënë Trump, duke cituar konfliktin në Jemen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është mbajtur ceremonia e “Interpersonnel Kosova” dhe “Dekra” lidhur me…