Trumpi: ShBA-ja do të përpiqet t’i japë fund dhunës ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit

28 shtator 2020 | 12:14

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka deklaruar dje se ShBA po shikon se çfarë mund të bëjë për të ndaluar dhunën midis Armenisë dhe Azerbajxhanit mbi rajonin e okupuar Nago-Karabak.

Trumpi u ka thënë gazetarëve në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë se ShBA kanë “shumë marrëdhënie të mira në atë zonë. Ne do të shohim nëse mund ta ndalojmë atë”, shkruan “Anadolu”.

Kujtojmë se përleshjet kufitare shpërthyen mëngjesin e djeshëm pasi forcat armene kanë shënjestruar vendbanimet civile të Azerbajxhanit dhe pozicionet ushtarake në rajon, i cili njihet gjithashtu si Karabaku i Epërm.

Marrëdhëniet midis dy kombeve ish-sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene ‘pushtoi’ Karabakun e Epërm, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.

Katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe dy rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të OKB si dhe shumë organizata ndërkombëtare kërkojnë tërheqjen e forcave pushtuese.

Grupi i Minskut i OSBE bashkë-kryesuar nga Franca, Rusia dhe ShBA është formuar në 1992 për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit, por pa rezultat. Sidoqoftë, një armëpushim u ra dakord në 1994.

Franca, Rusia dhe NATO, ndër të tjera, kanë kërkuar një ndalje të menjëhershme të përleshjeve në rajonin e okupuar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të…