Trumpi synon krijimin e Forcës Hapësinore deri në vitin 2020

10 gusht 2018 | 10:35

Administrata e presidentit amerikan, Donald Trump, ka njoftuar të enjten për planin ambicioz të krijimit të “Forcës Hapësinore” si kategori të gjashtë të ushtrisë së ShBA-së deri më 2020.

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence e ka përshkruar Forcën Hapësinore, gjatë një fjalimi në Pentagon, si “ide, koha e së cilës ka ardhur”.

“Amerika do të kërkojë gjithmonë paqe në hapësirë, ashtu sikurse edhe në Tokë. Mirëpo historia na ka treguar se paqja vjen vetëm përmes fuqisë dhe në sferën e hapësirës së jashtme, Forca Hapësinore e Shteteve të Bashkuara do të jetë ajo fuqi në të ardhmen”, ka thënë Pence.

Ai ka shtuar se Kongresi duhet të veprojë menjëherë duke themeluar dhe financuar këtë departament.

Presidenti Trump nëpërmjet në statusi në llogarinë e vet në “Twitter” se “është duke ardhur Forca Hapësinore”.

Kjo forcë do të jetë përgjegjëse për një varg të kapaciteteve të rëndësishme të ushtrisë amerikane duke nisur nga satelitët që mundësojnë Sistemin e Pozicionimit Global (GPS), e deri te sensorët që ndihmojnë në nisjen e raketave.

Mirëpo kritikët e kanë cilësuar krijimin e kësaj force, si të panevojshme dhe përpjekje burokratike të kushtueshme, që anashkalon punën që veçse është duke u bërë në mënyrë të duhur nga Forcat Ajrore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përmbytjet e mëdha në jug të Francës kanë detyruar evakuimin…