Trupi i pajetë i Fadil Vokrrit çohet për obduksion

09 qershor 2018 | 12:58

Trupi i pajetë i legjendës dhe kreut të futbollit kosovar, Fadil Vokrri, pas konstatimit të vdekjes nga doktorët në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, është marrë nga Instituti i Mjekësisë Ligjore.

Vokrri ndërroi jetë pas një komplikimi shëndetësor, si pasojë e të cilit ishte dërguar me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Doktorët të cilët e kanë pranuar kur ka arritur aty kanë thënë për “Klan Kosovën” se legjenda e futbollit të Kosovës kishte arritur pa shenja jete në qendrën kryesore spitalore të vendit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori britanik në Kosovë, Ruairi O'Connelli, ka reaguar pas vdekjes…