Trusti publikon statistikat e fundit rreth tërheqjes së 10-përqindëshit
Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës ka publikuar statistikat e fundit të aplikimeve për tërheqjen e 10-përqindëshit të kursimeve në pesë ditët e para.
Sipas këtyre të dhënave numri i aplikuesve deri tani është 344,328.
Në statistikat e publikuara thuhet se numri i qytetarëve që kanë pasur të drejtë të tërheqin deri në 10 euro ka qenë 99 800 ndërsa deri tani kanë aplikuar 8 193 qytetarë.
Shuma nga 11 euro deri në 50 nga 135 211 aplikues të mundshëm deri tani kanë aplikuar 45 675.
Shuma nga 51 euro deri në 100 nga 80 547 aplikues të mundshëm deri tani kanë aplikuar 42 532.
Shuma nga 101 euro deri në 200 nga 88 495 aplikues të mundshëm deri tani kanë aplikuar 56 903.
Shuma nga 201 euro deri në 500 nga 109 791 aplikues të mundshëm deri tani kanë aplikuar 82 265.
Shuma nga 501 euro deri në 1 000 nga 73 026 aplikues të mundshëm deri tani kanë aplikuar 63 021.
Shuma nga 1,001 euro deri në 2 000 nga 43 851 aplikues të mundshëm deri tani kanë aplikuar 35 495.
Shuma nga 2,001 euro në 4 000 nga 11 568 aplikues të mundshëm deri tani kanë aplikuar 8 580.
Mbi 4 000 euro nga 2 293 aplikues të mundshëm deri tani kanë aplikuar 1 664.




