Tuchel: Juve më e dobët pa Ronaldon, por kanë lojtarë me kualitet

28 shtator 2021 | 18:00

Trajneri i kampionëve në fuqi të Champions League, Thomas Tuchel ka folur në konferencë për shtyp në prag të duelit ndaj Juventusit. Strategu gjerman ka vlerësuar bardhezinjtë, por sipas tij do të jenë më të dobët pa Ronaldon.

“Kemi respekt për kualitetin e tyre dhe traditën. Do të jetë një ndeshje e vështirë, por kemi besim në kualitetin tonë. Kante ka rezultuar pozitiv ndaj Covid dhe do të qëndrojë në karantinë. Nuk do të jenë as Pulisic, Mount dhe James. Për Kante, mund të them që është një zgjedhje e çdo lojtari për t’u vaksinuar ose jo.  Vetëm mund të them që kjo situatë duket larg fundit. Duhet të jemi të kujdesshëm, pandemia nuk ka mbaruar. Juve pa Ronaldon? Do ta thotë koha, por çdo ekip pa Ronaldon është më i dobët. Ai ka treguar çdo herë në ndeshjet e Premier League dhe Champions kualitetet e tij. Juventus ka lojtarë me eksperiencë, talent, një ekip me shumë kualitet. Do të kemi përballë një skuadër të nivelit tonë. Këto janë ndeshje ku shihet ekipi më i mirë”, ka deklaruar Tuchel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Xhudos, Driton Kuka, krahas përurimit të qendrës, vlerësoi…