Tuchel: Neymari dhe Mbappe motivojnë njëri tjetrin

22 dhjetor 2019 | 15:16

Trajneri Thomas Tuchel është shprehur i kënaqur me paraqitjet e Neymarit dhe Kylian Mbappes. PSG-ja mori tri pikë të reja nga përballja me Amiens, në një ndeshje ku Mbappe e Neymar shkëlqyen, por edhe sulmuesi tjetër Mauro Icardi.

“Ata luajnë shumë mirë së bashku. Ata kanë rifituar vetëbesimin dhe janë në formë të mirë, kjo është gjëja më e rëndësishme. Neymar motivon Mbappen dhe Mbappe motivon Nemyarin, kjo është e mirë. Sfida është që të mbajmë këtë shpirt dhe mënyrë loje”, ka thënë Tuchel.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtarët zgjedhorë në Afganistan kanë njoftuar se presidenti Ashraf Ghani…