Tuchel: Rezultati nuk është shumë i drejtë

12 prill 2023 | 11:24

Aventura e Thomas Tuchel nuk po shkon si duhet në krye të Bayern Munchen, për më tepër që kjo ishte humbja e parë e ekipit gjerman në këtë edicion të Ligës së Kampionëve.

Tuchel ka thënë se rezultati 3-0 nuk është edhe shumë i drejtë, pasi ekipi i tij u ndëshkua pikërisht në momentet kur po luante më mirë se City.

“Rezultati nuk është shumë i drejtë, u ndëshkuam pikërisht atëherë kur po luanim më mirë se sa Manchester City. Pavarësisht se humbëm 3-0 refuzoj të flas për një paraqitje negative, pashë një ekip të madh deri në minutën e 70-të. Na mungon pak forca dhe besimi, gjithsesi ky është një rezultat i vështirë për tu përtypur, por në futboll asgjë nuk vjen rastësisht”, ka deklaruar Tuchel.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Federatës Evropiane të Gazetarëve, Ricardo Gutierrez, ka reaguar…