Tuchel: Shkojmë në Leverkusen për fitore

09 shkurt 2024 | 15:38

Trajneri i Bayern Munchen, Thomas Tuchel ka thënë se të shtunën shkojnë në Leverkusen për të mposhtur kryesuesit e Bayer Leverkusen.

Bayerni është dy pikë pas Leverkusenit në renditjen tabelore në Bundesliga.

“Ne jemi vetëm dy pikë mbrapa. Nuk ka arsye për tu fshehur. Është koha të tregojmë sa vlejmë. Ne do të jemi gati të sfidojmë Leverkusenin. Do të shkojmë në Leverkusen për të fituar. Është emocionuese që dy skuadra po fitojnë pikë në një nivel kaq të lartë. Jemi plotësisht të fokusuar në atë që mund të bëjmë. Ne duam një paraqitje të jashtëzakonshme”, ka thënë Tuchel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tri fitore radhazi në tri ndeshjet e tij të para…