Tucheli: Nuk ishte e lehtë fitorja ndaj Copenhagenit

04 tetor 2023 | 14:00

Trajneri i Bayern Munchen, Thomas Thuchel e ka pranuar se nuk ishte aspak e lehtë për të arritur fitoren në ndeshjen ndaj Copenhagenit (1-2), në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Bayerni pësoi gol në minutën e 56-të, por arriti që të rikthehet dhe të përmbysë rezultatin dhe të rrëmbejë tri pikët e plota.

“E dinim që do të ishte e vështirë, kundër një ekipi që mbrohej fort, shumë kompakt. Sfida u bë më e vështirë pas golit të pësuar, por qëndruam të përqendruar deri në fund duke përmbysur rezultatin, jam i kënaqur me këtë”, u shpreh Tuchel.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan Arben Dashevci, njohës te çështjeve të sigurisë Ne jemi…