Turistët e zhdukur në Llogara të Shqipërisë gjinden pas 20 orë kërkimesh

19 prill 2019 | 14:36

Pas shumë ore kërkimesh janë gjetur dy turistet belg, që kishin humbur pa gjurmë, që prej mbrëmjes së djeshme mes Llogarase dhe Dhermiut.

Sipas policisë, lokalizimi i tyre ka qenë tepër i vështirë pasi kushtet e këtij terreni janë tepër të thepisura dhe të thyera duke vështirësuar kështu komunikimin dhe gjetjen e tyre.

“Pas 20 orë kërkimesh intensive në këtë zonë shkëmbore është bërë e mundur gjetja e tyre gati në majë të një mali midis fshatrave Vranisht dhe Iljaz të Himarës”- njofton policia.

Mësohet se ata kishin qenë duke ecur në këmbë me qëllim eksplorimin e turizmit malor të këtyre zonave.

Njoftim i Policisë

Policia e Himarës u vjen në ndihmë dy turistëve të huaj të cilët kishin humbur në një zonë të thellë të Himarës.

Më datë 18.04.2019, rreth orës 15:30, dy turistë të huaj belgë (çift) kanë telefonuar Sallën Operative Vlorë dhe kanë kërkuar ndihmë se kishin humbur në një zonë të thellë malore të Himarës.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, shërbimet e policisë Himarë kanë organizuar punën kërkimore për gjetjen e këtyre dy shtetasve duke u shpërndarë në terren rreth 15 forca policie.

Lokalizimi i tyre ka qenë tepër i vështirë pasi kushtet e këtij terreni janë tepër të thepisura dhe të thyera duke vështirësuar kështu komunikimin dhe gjetjen e tyre.

Pas 20 orë kërkimesh intensive në këtë zonë shkëmbore është bërë e mundur gjetja e tyre gati në majë të një mali midis fshatrave Vranisht dhe Iljaz të Himarës.

Ata kishin qenë duke ecur në këmbë me qëllim eksplorimin e turizmit malor të këtyre zonave.

Për shkak të terrenit të vështirë kishin ngatërruar rrugën e kthimit dhe për këtë kërkuan ndihmën e Policisë.

Theksojmë se turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po bëhet transporti i tyre pranë hotelit bazë në të cilin ata po qëndrojnë.

Turistët kanë falënderuar Policinë për ndihmën e dhënë.

Policia e Himarës u vjen në ndihmë dy turistëve të huaj të cilët kishin humbur në një zonë të thellë të Himarës.Më datë 18.04.2019, rreth orës 15:30, dy turistë të huaj belgë (çift) kanë telefonuar Sallën Operative Vlorë dhe kanë kërkuar ndihmë se kishin humbur në një zonë të thellë malore të Himarës.Menjëherë pas marrjes së informacionit, shërbimet e policisë Himarë kanë organizuar punën kërkimore për gjetjen e këtyre dy shtetasve duke u shpërndarë në terren rreth 15 forca policie.Lokalizimi i tyre ka qenë tepër i vështirë pasi kushtet e këtij terreni janë tepër të thepisura dhe të thyera duke vështirësuar kështu komunikimin dhe gjetjen e tyre.Pas 20 orë kërkimesh intensive në këtë zonë shkëmbore është bërë e mundur gjetja e tyre gati në majë të një mali midis fshatrave Vranisht dhe Iljaz të Himarës. Ata kishin qenë duke ecur në këmbë me qëllim eksplorimin e turizmit malor të këtyre zonave.Për shkak të terrenit të vështirë kishin ngatërruar rrugën e kthimit dhe për këtë kërkuan ndihmën e Policisë.Theksojmë se turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe po bëhet transporti i tyre pranë hotelit bazë në të cilin ata po qëndrojnë.Turistët kanë falenderuar Policinë për ndihmën e dhënë.

Gepostet von Policia e Shtetit am Freitag, 19. April 2019

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR), Dijana Ziviq,…