‘Turp i madh’, Gucati dënon dëmtimin e monumentit të UÇK-së në Kaçanik
18 maj 2026
| 12:02
Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, ka dënuar dëmtimin e monumentit të UÇK-së në Kaçanik, duke e cilësuar aktin si të papranueshëm dhe të turpshëm.
Duke folur në emisionin “Ora 7” në “Klan Kosova”, Gucati ka thënë se autorët po tregojnë “fytyrën e vërtetë”, por theksoi se pa raporte policore nuk mund të akuzohet askush konkretisht.
“Ky akt është turp i madh, sepse në emër të UÇK-së janë vrarë njerëz dhe ne kemi mbi 5 000 dëshmorë të kombit”, ka thënë Gucati.



