Turqia kërkon ekstradimin e “bosit të kriptomonedhave”

29 shtator 2022 | 08:46

Prokuroria e Elbasanit ka depozituar në gjykatën e Shkallës së Parë kërkesën për ekstradimin në Turqi të Faruk Fatih Ozer.

Autoritetet turke të drejtësisë kanë transmetuar përmes Ministrisë së Drejtësisë materialet e plota që kanë të bëjnë me kërkesën për ekstradimin e tij.

Ai dyshohet se u fsheh për gati 1 vit në Shqipëri deri kur u arrestua në një resort në bregdetin e jugut, pak javë më parë.

I arratisur nga Turqia me 2 miliardë dollarë që ua vodhi punonjësve të kompanisë së tij, themeluesi i Thodex, Faruk Fatih Ozer u arrestua nga policia shqiptare.

Gjykata e Elbasanit vendosi masën e sigurisë ” arrest me burg” për Faruk Fatih Ozer, i cili u arrestua më 30 gusht pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim që prej një viti nga Turqia.

Faruk Ozer i arratisur prej muajit prill të vitit 2021 akuzohet në Turqi se në bashkëpunim me persona të tjerë ngriti një skemë mashtrimi nëpërmjet krijimit dhe shitjes së monedhave virtuale përmes kompanisë që vetë ai themeloi duke mashtruar rreth 400 mijë persona që investuan në platformën e tij, tashmë të mbyllur.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, në emisionin “DPT te…