Basha: Kurti t’i palon 50 Rrahmana n’ditë

29 shtator 2022 | 08:43

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha, në emisionin “DPT te Fidani” të T7, ka folur për grevën e cila po vazhdon ende në arsim.

Ai e komentoi edhe mundësinë që SBAShK-u po tërhiqet. Sipas tij, ata po tërhiqen sepse Kurti nuk lëshon pe, ndërsa shtoi se kryeministri “50 Rrahmana në ditë i palon”.

“Nuk lëshon pe Albin Kurtin, e njohin që nuk lëshon pe. S’i ka lëshu pe Vuçiqit, s’i ka lëshu pe Grenellit, e Rrahmana 50 në ditë t’i palon. Mos e merr seriozisht Rrahmanin për shkak të veprimeve të këqija. Paramendoje njeri po don mu bo hero tu i lan fminë pa shkolla”, tha Basha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Edhe nëse merret vendimi për viza këtë vit, kërkohet pak…