Turqia lanson operacionin kundër luftëtarëve kurdë

19 janar 2018 | 14:17

Ministri i mbrojtjes i Turqisë, Nurettin Canikli, ka thënë se Turqia e ka filluar operacionin ushtarak kundër luftëtarëve kurdë, që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara, në rajonin Afrin në Siri.

Canikli ka thënë se operacioni ushtarak, të cilin Ankaraja e ka përgatitur, faktikisht ka filluar sot, duke hedhur predha matanë kufirit nga forcat turke brenda në Turqi.
Sipas tij, Ankaraja nuk kishte “opsion” tjetër dhe duhet t’i “pastrojë të gjitha elementet terroriste” nga pjesa veriore e Sirisë, në kufi me Turqinë.

Ministri Canikli ka thënë se Ankaraja dhe Moska do të “vazhdojnë” të bisedojnë për operacionin ushtarak, raporton “Rel”.
Një zëdhënës për Njësitet Popullore Kurde (YPG), që mbështeten nga Shtetet e Bashkuara, ka konfirmuar se forcat turke pas mesnatës kanë filluar hedhjen e predhave në rajonin Afrin në Siri nga territori i Turqisë.

Ky zëdhënës ka thënë se Turqia i ka marrë në shënjestër fshatrat kurde, dhe se pjesëtarët e YPG-së do të “përgjigjen me forcë maksimale” ndaj çfarëdo sulmi në Afrin.

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Serbia dhe Mali i Zi me gjasë do të jenë…