Turqia! Moment për reflektim!

03 dhjetor 2019 | 17:36

Shkruan: Mr.sc. Valdrin Ferizi

Ekzistimi i shtetit është i lidhur ngusht me aftësinë e tij për të qenë pjesë marrëdhënieve ndërkombëtare, ashtu siç edhe e përcakton Konferenca e Montevideose vitit 1933, e cila flet për elmentet e ekzsitimit të shtetit. Prandaj,vendosja e marrëdhënieve diplomatike është elment tejet i rëndësishëm për shtetet.Marrëdhëniet diplomatike në mes të shtetit Shqiptar dhe atij Turk janënë nivelet me të larta diplomatike, madje, përshkak të së kaluarës së historike specifike, këto marrdhënie shkojnë përtej dimensionit diplomatik.

Vitet e ‘90-ta konsiderohen ndër vitet me të vështira për popullin shqiptar në përgjithësi, e në veçanti për shqiptarët e Kosovës, pasi që Kosovës, jo vetëm që i mohohet e drejta legjitime për pavarësim nga Jugosllavia, por, Serbia ia suprimoi edhe autonominë që e kishte Kosovasipas kushtetutës 1974. Në këto rrethana, autoritetet e Kosovës e shpallën pavarësinë më 2 Korrik  1990. Fakti që, Shqipëria ishte i vetmi shtet që e njohu pavarësinë e Kosovës së ‘90-s, mund të jetë i njohur gjerësisht nga të gjithë, mirëpo, shumë pak veta e dinë se, defakto, edhe Turqia e pati njohur pavarësinë e Kosovës në atë kohë. Këtë e dëshmon hapja e zyrës diplomatike e Kosovës në Stamboll, më 1992. Shqipëria dhe Turqia ishin shtetet e vetme në botë në atë kohë me të cilat Kosova kishte lidhur marrëdhënie diplomatike.

Një fakt tjetër tepër me rëndësi – e që rrallë apo fare nuk përmendet – që dëshmon se Turqia e njihte pavarësinë e Kosovës në atë kohë,  ishte vizita e parë zyrtare e krerëve të shtetit të Kosovës në Turqi. Në këtë vizitë të realizuar më 12 shkurt 1992, përfaqësuesit e Republikës së Kosovës me në krye presidentin Ibrahim Rugova, ishin pritur në Turqi nga presidenti Turk, Süleyman Demirel. Gjatë kësaj vizite, ish-presidenti Rugova, kishte marrë premtimin nga homologu i tij Turk Demirel, që, Turqia do të përkrah Kosovën me të gjitha mundësitë e saj, pa asnjë rezervë. Gjithashtu edhe ish Presidenti Rugova sipas njeriut i cili pothujase në çdo hap ishte në shoqeri me Presidentin Rugova, Adnan Mervoci, në librin e tij me titull “Në hap me Rugovën” thekson deklaratën e ish presientit Rugova i cili shprehej:  “Në me Turqinë kemi lidhje të vjetra miqësore”. Pritja zyrtare dhe hapja e përafqësisë diplomatike të Republikës së Kosovës në kohërat më të veshira që po kalonte Kosova de facto është njohje e Republikës së Kosovës.

Mandej, roli i kësaj përfaqësie ishte tejet i madh jo vetëm në ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, por, edhe në përkrahjen që i bëri në vazhdimësi luftës së shenjtë të UÇK-së, përmes organizimit të koncerteve të ndryshme, ku mjetet të cilat grumbulloheshin nga këto evnimente, të perkrahura edhe nga biznismenet shqiptar dhe turq  që jetonin dhe vepronin në Turqi, dërgoheshin për nevojat e luftës UÇK-së. Gjithashtu, përmes kësaj përfaqësie – e  përkrahur fuqishëm nga komuna e madhe e Stambollit – mundësoi që të plagosurit e luftës të trajtoheshin pa pagesë nëpër spitalet turke.

Moment tjetër historik, të përkrahjes dhe ndihmës së shtetit turk ndaj shtetit dhe popullit shqiptar, përbënviti 1997. Në këtë vit Shqipëria ishte e zhytur në luftë civile, dhe shtetet armike Greqia dhe Serbia, ishin shumë pranë ndërrmarrjes së hapit për pushtim të Shqipërisë.e krijuar  situata krijuar në Shqipëri bëri qe Vojsllav Shesheli të shprehej :”Tani Shqipërinë mund ta marrim me armë gjuetie” Ishte Republika e Turqisë ajo qe ja prishi planet Greçisë dhe Serbisë ku ish Kryeminstria Turke Tansu Çiler do të deklaronte: “Turqia është në të gjitha platformat e luftës për demokraci qoftë brenda apo jashtë vendit do të vazhdojë të angazhohet si në kuadër të organizatave ndërkombëtare, ashtu edhe në kuadër të ndihmave ndërkombëtare. Turqia do t’i jap  Shqipërisë të gjitha ndihmat e nevojshme si në planin politik, ekonomik dhe ushtarak.”Kontribut të madh në terë këtë proces lujati edhe Perfaqesia e Republikës së Kosovës me në krye udheheqesin e saj martonin e lirisë Prof.Dr. Enver Talin.

Madje gjendja e kurTurqia ishte  anëtari kryesor, mbase i vetemi anëtar i NATO-së, që shprehu haptas gatishmerinë për të ndërhyrë ushtarakisht për mbrojtjen e popullit Shqiptar të Kosovës nga gjenocidi Milloshoviçian. Kështu, Turqia sëbashku me alatin e saj me të afërt, SHBA-të, u bënë faktorët kryesor për ndërhyrjen e NATO-së në Kosovë, operacion ky nga icili çliroi Kosovën nga Serbia. Edhe pas perfundimit të luftës Turqia vazhdoi të kontribuonte në ruajtjen e paqës dhe rindërtimin e Kosovës së pas luftës, duke qenë pjesëmarrëse në Misionin e KFOR-it, UNMİK-ut dhe EULEX-it.

Deshmia se Turqia ishte gjithnjë pranë popullit Shqiptar është se ajo ishte nder shtet e para që e njohu Pavarësinë e Republikës së Kosovës, më 17 shkurt 2008 . Sipas një deklarate të presidentit të vendit Hashim Thaçi, dhënë gazetes express deklaron: “Turqia ishte vendi i parë që e njnohu pavarësinë e vendit tonë, ku kam marruar një telefonatë nga Presidenti Turk Erdoğan ende pa e shpallur pavarsinë pikërisht me 17 Shkurt”. Turiqa me diplomacinë e saj ka luajtur rolin e saj krucial për njohjen e Republikës së Kosovës sidomos nga vendet me përktësi Islame, dhe ka përkrahur shtetin e Kosovës në çdo përpjekje për anëtarësim në organizata të ndryshme ndërkombëtare.

Edhe në situatën  e rëndë si pasojë e tërmetit në Shqipëri, përsëri Turqia që u doli në ndihmë shtetit dhe popollit shqipëtar, ku përveç kontributit të madh nga buxheti i vet shtetëror, u angazhua edhe në sferen ndërkombëtare, duke iu bërë thirrje haptazi vendeve tjera të botës që ta bëjnë një gjë të tillë, në veçanti vendeve të konferencës Islame, të cilat iu përgjigjen pozitivisht. I gjithë ky angazhim dhe seriozitet i shtetit dhe popullit turk në ndihmë dhe përkrahje ndaj popullit shqiptar tregon qartë për thellësinë dhe sinqeritetin e marrëdhënieve ndërmjet dy popujve.

Këto dhe fakte të tjera, le t’iu shërbejnë disa qarqeve mediale në Kosovë dhe Shqipëri, madje edhe disa politikëbërësve, të cilët, ose qëllimisht ose nga paftësia, janë bërë pjesë e një propagande anti-turke, se afrimi me Turqinë rrezikon prishjen apo ftohjen raporteve me perëndimin. Si një njohës i marrëdhënive ndërkombëtare, konsideroj që mbajtja e marrëdhënieve të mira diplomatike me një shtet të caktuar nuk dëmton marrëdhëniet me shtetin tjeter. Lidershipi kosovar e shqiptar duhet të reflektojë ndaj kësaj propagande dhe retorike përçarëse e urrejte nxitëse, sepse populli shqiptar nuk ka miq për të humbur.Kjo sjellje e dëmton imazhin e Kosovës  në rrafshin e marrëdhenive ndërkombëtare, pasi që raliteti flet ndryshe ngase deklarojnë këto qarqe dashëkqia.  Thënë me fjalë të tjera duhet parë situatën ashtu siç është në realitet. Argumentet e lartëcekura  janë më se të mjaftueshme se raportete mira me Turqinë, vetëm sa e forcojnë subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës siq thotë edhe fjala e urtë popullore “Miku i mire në ditë të veshtirë”

(Autori është master shkencor në Marrëdhënie Ndërkombëtare)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK), Valon Prestreshi, mbajti…