Turqia ofron mbështetje për ShSKUK-në

20 qershor 2019 | 13:28

Zëvendësministrja e Shëndetësisë e Republikës së Turqisë, dr. Emine Alp Mese, në kuadër të zhvillimit të Javës së Shëndetësisë Kosovë-Turqi, ka vizituar sot Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Ajo është pritur në takim nga drejtori i përgjithshëm i ShSKUK-së, dr. Basri Sejdiu, i cili fillimisht e ka njoftuar atë në lidhje me strukturën dhe organizimin e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Ai e njoftoi se ka ndodhur një riorganizim i tërësishëm në strukturën e ShSKUK, ku është krijuar sektori për kualitet dhe cilësi të shërbimeve shëndetësore, po ashtu ai për donacione dhe bashkëpunim ndërkombëtar, si dhe për ndryshime të tjera që kanë qëllim organizimin më të mirë të punës.

Fotografia e QKUK- Shskuk  info

Duke e falënderuar për ndihmesat e deritanishme, drejtori Sejdiu ka theksuar se ishte i mirëseardhur bashkëpunimi me shtetin turk, sepse ndihma ka ardhur kur ka pasur shumë nevojë.

“Ka qenë i mirëseardhur ndihma, sidomos sa i përket edukimit të stafit në shumë profile të ndryshme”, ka thënë Sejdiu.

Zëvendësministrja e Shëndetësisë e Republikës së Turqisë, dr. Emine Alp Mese, ka potencuar se Turqia është avancuar mjaft në shëndetësi, ka mjekë mjaft të arsimuar në të gjitha shërbimet.

“Jemi të lumtur që ju ofrojmë pacientëve nga Kosova ndihmën, jemi të gatshëm të ndajmë dijet tona me vëllezërit tonë nga Kosova, marrëveshje që u nënshkrua sot është në këtë kuadër, i mirëpresim mjekët kosovarë në Turqi”, u shpreh ajo.

Fotografia e QKUK- Shskuk  info

Gjatë takimit, u bisedua mundësia që mjekët nga Kosova të shkojnë për edukim në Turqi për profile të ndryshme, po ashtu, në raste të tubimeve dhe konferencave profesionale edhe mjekët nga Turqia të vijnë në Kosovë.

Zëvendësministrja Mese, pas takimit ka vizituar Klinikën Infektive dhe mjekimin intesiv qendror, ku u njoftua me punën që bëhet në këtë klinikë.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka…