Turqia shqipton dënime të përjetshme për sulmin e vitit 2016

17 maj 2019 | 15:01

Një gjykatë në Turqi ka dënuar me burgim të përjetshëm 14 persona të shpallur fajtorë për kryerjen e një sulmi vdekjeprurës, jashtë një stadiumi të futbollit në Stamboll, në vitin 2016, raporton agjencia shtetërore e lajmeve “Anadolu”.

Dyzeteshtatë njerëz janë vrarë në sulmin pranë stadiumit “Vodafone Arena”, kur një makinë bombë ka goditur një makinë të policisë, ndërsa një sulmues vetëvrasës ka hedhur veten në erë.

Skifterët e “Lirisë së Kurdistanit”, një grup radikal kurd, e patën marrë përgjegjësinë për sulmin.

Gjykata në Silivri, në periferi të Stambollit, u ka shqiptuar dënime të përjetshme katër të pandehurve nën akuzat për vrasje dhe bombardime të planifikuara, ndërsa dhjetë të tjerëve nën akuzat për ndihmë në vrasje.

Katër të pandehur të tjerë kanë marrë dënime deri në 15 vjet në burgim, për siç është thënë pjesëmarrje në organizatë terroriste.

Turqia ka përjetuar disa sulme në vitin 2016 nga separatistët kurdë, pas një përplasjeje në bisedimet e paqes me qeverinë.

Kurdët, me dekada, luftojnë për autonomi në Turqi, por Ankaraja i kundërshton këto përpjekje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se shumë…