QKUK-ja do të bëhet me parking të ri

17 maj 2019 | 14:53

Qendra Klinike Universitare e Kosovës (QKUK) ka njoftuar se shumë shpejt do të zgjidhet çështja e parkingut për personelin dhe vizitorët e pacientëve, që frekuentojnë ambientet e saj.

“Punimet për parkingun e ri, i cili po shtrihet në pjesën jugore të oborrit të QKUK-së, pas Klinikës së Ortopedisë, pritet të përfundojnë brenda pak javësh. Parkingu i ri parashihet të ketë rreth 400 vendparkingje, tollovitë e krijuara për vite me radhë brenda ambienteve të QKUK-së do të marrin fund”, është thënë në njoftimin për media.

Fotografia e QKUK- Shskuk info

Në këtë njoftim është theksuar se si rezultat i menaxhimit efikas, të hyrat nga laurat (hyrjet) në QKUK janë rritur për 400 për qind, duke i dhënë mundësinë për më shumë investime në infrastrukturë, me qëllim të krijimit të kushteve më të mira për pacientët dhe stafin shëndetësor.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka organizuar të premten…