Turqia voton për anëtarësimin e Finlandës në NATO

31 mars 2023 | 08:40

Finlanda do të bëhet anëtarja e 31-të e NATO-s pasi parlamenti i Turqisë votoi për miratimin e aplikimit të saj.

Turqia e kishte vonuar përpjekjen e Finlandës për t’u bashkuar me aleancën mbrojtëse të Perëndimit për muaj të tërë – duke u ankuar se kombi nordik po mbështet “terroristët”.

Suedia, e cila aplikoi për t’u bashkuar me NATO-n në të njëjtën kohë majin e kaluar, është ende duke u bllokuar nga Ankaraja për ankesa të ngjashme.

Çdo zgjerim i NATO-s ka nevojë për mbështetjen e të gjithë anëtarëve të saj, raportoi BBC.

Finlanda tani do të pranohet zyrtarisht në NATO në samitin e saj të ardhshëm, që do të zhvillohet në korrik në Lituani.

Në një deklaratë pas votimit turk, qeveria finlandeze tha se bashkimi me aleancën do të forconte sigurinë e vendit dhe do të përmirësonte stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një videomesazh të enjten mbrëma, duke shënuar 400 ditë…