Tyson Fury rishpallet kampion bote

04 dhjetor 2022 | 09:12

Tyson Fury është rishpallur kampion bote në boks për kategorinë e rëndë, duke mbrojtur rripin WBC të shtunën mbrëma. Në mesin e 60 mijë shikuesve në stadiumin e Tottenhemit, ai dueloi me Dereck Chisora, që ishte përballja e tretë mes tyre.

Jo në formën dhe përgatitjen e tij më të mirë ishte Fury, porse mjaftoi që ta përfundoj para kohe luftën, ku në raundin e dhjetë, referi kryesor ndërpreu meçin sepse Chisora po merrte goditje të forta në kokë, dhe fytyra, e sidomos sytë e tij kishin filluar të dëmtoheshin.

Kështu, me ndëprerje në raundin e dhjetë, Tyson Fury fitoi luftën ndaj Dereck Chisora.

Aty ishte edhe kampioni tjetër i rripave IBF, IBO, WBA dhe WBO, ukrainasi Oleksandr Usyk që u ofrua tek ringu, bashkë me britanikun Joe Joyce.

Potencialisht, Usyk ose Joyce flitet që mund të jenë kundërshtarët e radhës për Tyson Fury.

Është përfolur që Fury do të mund të takohet edhe me fituesin e luftës Deontay Wilder – Andy Ruiz.

Një gjë të tillë e tha edhe vet Fury pas luftës me Chisoran të shtunën mbrëma, duke paralajmëruar Fury vs. Wilder 4.

Tyson Fury, 34 vjeçar, mbetet i pamposhtur, ka 33 fitore, 24 me nokaut dhe 1 barazim./klankosova/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Albin Kurti sot do ta prezantojë buxhetin për vitin 2023…