Tysoni: Sfida Fury – Wilder, një nga duelet më të mëdha në histori

13 tetor 2021 | 16:54

Legjenda e boksit, Mike Tyson, ka mbetur i mahnitur nga dueli mes Tyson Furyt dhe Deontay Wilderit, duke e vlerësuar këtë përballje si një ndër më të bukurat në historinë e këtij sporti.

Ai ka thënë se në këtë sfidë nuk pati humbës, pasi të dy boksierët dueluan fort dhe dhuruan spektakël në ring. Fury e fitoi atë sfidë me KO në raundin e 11-të, duke mbrojtur titullin kampion bote në peshën e rëndë (WBC).

“Sfida mes Furyt dhe Wilderit do të mbahet mend si një nga duelet më të mëdhenj në histori, për grushtet dhe emocionet që përcolli te fansat. Boksierët vendosën zemrën dhe grintën në ring”, ka thënë Tyson. “Në atë sfidë nuk pati humbës. Ajo ishte një përballje që kaloi çdo parashikim, çdo limit. Ata të dy arritën statusin e sfidës më të bukur”, ka shtuar Tyson.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sonte pritet të zhvillohet debati më i rëndësishëm zgjedhor për…