U godit nga vetura para dy ditësh në Fushë-Kosovë, vdes gruaja në QKUK

17 prill 2024 | 08:38

Pas një dite trajtim në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, gruaja që u lëndua në aksidentin që ndodhi në rrugën “Dardania” në Fushë-Kosovë ka ndërruar jetë. E ndjera është goditur nga një veturë mëngjesin e 15 prillit.

Bëhet fjalë për një 76-vjeçare, vdekjen e së cilës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në klinikën ku po trajtohej.

Viktima nuk arriti t’u bëjë ballë plagëve të rënda që mori dhe vdiq dje në mesditë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe policia dhe më pas trupi i pajetë është tërhequr për t’u dërguar në IML për obduksion.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Pejë mbrëmë janë ndezur qirinj në nderim dhe kujtim…