U hapën takimet letrare “Kadri Kadriu”

14 nëntor 2023 | 13:08

Komuna e Podujevës, gjegjësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport ka hapur takimet tradicionale kulturore “Kadri Kadriu”.

Takimi i parë u hap me një koncert të Kuartetit Frymor të Klarinetëve në Galerinë e Arteve, e ku sonte do të vazhdojë me hapjen e ekspozitës individuale nga Ahmet Gashi.

Në hapje të takimeve “Kadri Kadriu” mori pjesë drejtori i drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, Pajtim Balaj dhe dashamirë të artit dhe muzikës.

Ndërsa të mërkurën do të mbahet orë letrare dhe do të bëhet ndarja e çmimeve të konkursit letrar për çmimin Afrim Maliqi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Spitali Shifa në Gazë është shndërruar në fokus të një…