U përjashtua për 10 vjet nga “Oscars”, reagon për herë të parë Will Smith

10 prill 2022 | 14:03

Aktori Will Smith e ka pranuar vendimin e Akademisë së Filmave për përjashtimin nga çmimet “Oscar” për 10 vite.

“E pranoj dhe e respektoj vendimin e Akademisë”, tha aktori në një deklaratë për mediat. Ditën e djeshme Akademia njoftoi se aktorit iu ndalua të merrte pjesë në “Oscars” për 10 vjet pas shuplakës ndaj Chris Rock, pasi ky i fundit u tall me sëmundjen e gruas së aktorit.
“Edicioni i 94-të i Oscars duhej të ishte një festë e shumë individëve në komunitetin tonë që bënë punë të jashtëzakonshme vitin e kaluar, megjithatë ato momente nuk u panë për shkak të sjelljes së papranueshme dhe të dëmshme që zoti Smith bëri në skenë.

Sot, Bordi i Guvernatorëve mbajti një mbledhje për të diskutuar se si t’i përgjigjemi më mirë veprimeve të Will Smith në Oscar, përveç pranimit të dorëheqjes së tij. Bordi ka vendosur, për një periudhë 10-vjeçare nga 8 prilli 2022, Smith nuk do të lejohet të marrë pjesë në asnjë ngjarje apo program të Akademisë”- tha Bordi në një deklaratë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Abcnews.al” ka zbardhur një pjesë të përgjimeve që kanë fundosur…