U tërhoq shorti për Ligën U17 të vajzave

26 gusht 2022 | 12:22

Në prani të anëtares së KE të FFK-së dhe njëherësh kryetares së Komisionit për futbollin e femrave, Vjollca Krasniqi si dhe përfaqësuesve të klubeve, është bërë tërheqja e shortit për edicionin e ri garues në Ligën 17 për vajza.

Këtë vit në këtë ligë do të marrin pjesë 22 ekipe, të ndara në dy grupe, teksa kampionati nis më 3 shtator. Krasniqi ka përgëzuar formimin e ekipeve të reja për vajza, teksa ka thënë se FFK do të vazhdojë misionin e saj për mbështetjen e futbollit të femrave dhe masovizimin e tij në çdo pjesë të vendit.

Grupi A

Intelektualet – Ferizaj
Llapi – Prishtina
Presingu – Vizioni
2 Korriku – Rilindja
Bazeli – Kosova VR
Ardhmëria pushon

Grupi B

Deçani – Behari
Hajvalia – Mitrovica
Jakova – Malisheva
Feronikeli – 16 Qershori
Shqiponja – Dukagjini
Istogu pushon

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Prej sot pritet të ketë përmirësim të reduktimeve të rrymës.…