“U zbehe, u çorientove, i ke quar njerëzit drejt vdekjes”, Arben Gashi replikon ashpër me Kurtin

13 shkurt 2023 | 16:23

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka replikuar me kryeministrin Albin Kurti pasi ky i fundit e ka quajtur të papjekur.

Kurti derisa po replikonte me opozitën, ka thënë se është e pabesueshme papjekuria e deputetit të LDK-së, Arben Gashi.

Ndaj kësaj deklarate ka reaguar Gashi, i cili i ka thënë Kurtit se e ka humbur kontrollin vetëm për një fjalë: “dobët kryeministër”.

Më tutje, Gashi ka akuzuar Kurtin se “i ka quar njerëzit drejt vdekjes”.

“Erdha këtu me pa nga afër kryeministrin se është personi që lëshon më së shumti fjalë. Ajo që e tronditi kryeministrin është veç një fjalë: ‘dobët kryeministër’. U zbehe, u çorientove e humbe kontrollin veç për një fjalë: ‘dobët kryeministër’. Dobët në përfaqësimin e Kosovës me Serbinë, dobët. Ti i ke quar njerëzit drejt vdekjes, dobët në ndryshimin e qëndrimeve…”, ka thënë Gashi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vite më parë ishte raportuar për një konflikt në mes…