U15-shat nesër stërvitin në Prishtinë

30 mars 2018 | 14:39

Basketbollistët e lindur në vitin 2002/03 (U-15) që janë pjesë e projektit të FIBA Evropës janë ftuar nga kryetrajneri Ibrahim Karabeg të dielën (31.03.2018) në stërvitje, në mënyrë që të përgatiten sa më mirë për turneun ndërkombëtar që do të organizohet në kuadër të këtij projekti dhe do të mbahet në Prishtinë prej 6 deri më 8 prill.

Stërvitja do të mbahet të dielën prej orës 10:00 deri në 12:00 në palestrën e vogël të Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.

Njëherësh ky është aktiviteti i fundit i këtij projekti dyvjeçar, në të cilin marrin pjesë edhe Bullgaria, Maqedonia dhe Rumania, derisa në vizitë do të jetë edhe një delegacion i Federatës Turke të Basketbollit, pasi që kjo e fundit është edhe udhëheqëse e projektit. Kryetrajnerit Ibrahim Karabeg, do t’i asistojnë trajnerët Lorik Kllokoqi dhe Gyltekim Selimi.

Prej 15 basketbollistëve të ftuar nga Karabeg, 13 prej tyre do të përzgjidhen për të marr pjesë në turneun në Prishtinë.

Në kuadër të këtij projekti janë organizuar kampe nacionale, kampe ndërkombëtare, vizita të trajnerëve në Turqi, turne të ndryshëm, dhe tani është radha e përmbylljes së projektit dhe evaulimit të tij nga menaxherët e katër federatave, e kjo do të ndodh në Prishtinë gjatë zhvillimit të turneut.

Lista e basketbollistëve

1. Don Polloshka
2. Adrian Kika
3. Albin Berisha
4. Blend Mehana
5. Drilon Shala
6. Dion Sheqiri
7. Bledar Thaqi
8. Fisnik Kraki
9. Genis Mati
10. Renat Berisha
11. Enis Morina
12. Shpat Mustafa
13.Shpat Syla
14. Nart Jashari
15. Drinor Gashi

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Shëndetësisë  (MSh) ka njoftuar se ka pezulluar tre…