U21-shat e Kosovës kërkojnë fitore ndaj Gjermanisë

12 shtator 2023 | 11:34

Kombëtarja e Kosovës U21 sot do të përballet me atë të Gjermanisë në kuadër të kualifikimeve për Euro 2025.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë duke nisur në orën 19:00, raporton Klan Kosova.

Gjyqtar kryesor i ndeshjes do të jetë Mikkel Redder nga Danimarka.

Aktualisht, Kosova U21 renditet në vendin e dytë në grupin I me tre pikë, kurse ajo e Gjermanisë gjendet në vendin e pestë me zero pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit